Ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj viziton Morinën në bu.rg

Shpërndaje

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka vizituar Tomor Morinën në bu.rgun ekstradues të Shutkës. Lajmin e konfirmon Ambasada e Kosovës nga ku thonë se gjendja shëndetësore e Morinës është stabile dhe se nuk ankon për asgjë. Nga ambasada konfirmojnë se Morina është vizituar edhe nga familjarët. Ndërkohë Gjykata Penale akoma nuk ka sjell mendim lidhur me ekstradimin ose jo të shtetasit kosovar. Nga ky organ kujtojnë informacionet e një dite më parë, se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë ka arritur, është dërguar në Prokurorinë Publike për mendim dhe se opinioni do të njoftohet me mendimin e Gjykatës ndaj dikasterit të Drejtësisë. Lidhur më lëndën heshtje edhe në Prokurorinë Publike. Nga organi i akuzës ishin të pakapshëm për të konfirmuar nëse është sjell mendim mbi kërkesën e Gjykatës dhe kur pritet përgjigje konkrete. Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina më 24 korrik u arrestua në vendkalimin kufitar në Bllacë, mbi flet-arrestin ndërkombëtar të Interpolit të miratuar më kërkesë të Serbisë. Organet vendase pamundësuan vizitën e zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe zëvendësministrit të Brendshëm, Agim Nuhiu në Shutkë. Pavarësisht procedurave juridike dhe vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, eksponentë politik nga Shkupi dhe Prishtina thonë se ekstradimi i Morinës është i pamundur në Serbi. Morina posedon edhe shtetësi të Britanisë së Madhe ndërsa deri tani ka lëvizur pa pengesa në vendet Evropiane dhe jo vetëm./alsat/