Arrestimi i prokurores Katica Janeva, PTHP konferencë për shtyp në ora 14

Shpërndaje

Policia pasdite me urdhër të Prokurorisë publike e ka arrestuar prokuroren speciale publike, Katica Janeva.

Pjesëtarë të policisë më parë kanë kryer bastisje në shtëpinë e Janevës në Shkup.

Sipas informatave të MIA-s, lokacioni i ardhshëm në të cilën policia do të kryejë kontroll është zyra e Janevës në PSP ku do të pasojë procedurë e mëtejmë gjyqësore.

Janeva dje është marrë në pyetje në Prokurorinë publike për krim të organizuar për rastin “Reket”.

Në ora 14 është caktuar pres konferencë e Prokurorisë Themelore Publike në krye me prokurorin publik Lubomir Joveski, zëvendëses së tij Liljana Spasovska dhe shefes së Prokurorisë publike për krim të organizuar, Villma Ruskovska.