Janeva nën shoqërimin e policisë është sjellë në PPS

Shpërndaje

Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva sot pasdite nën shoqërimin e policisë është sjellë në PPS, pasi është arrestuar në shtëpinë e saj në Shkup.

Para hyrjes së PPS-së ndodhen pjesëtarë të policisë, ndërsa në parking është parkuar një furgon i policisë. Hyrja në ndërtesën e PPS-së për momentin nuk lejohet.

Pjesëtarët e policisë paraprakisht bënë bastisje në shtëpinë e Janevës.

Janeva dje u mor në pyetje në Prokurorinë Publike për krim të organizuar për rastin “Reket”.

Në orën 14 është caktuar konferencë shtypi në PPRM e prokurorit publik shtetëror Lubomir Joveski, zëvendëses së tij Liljana Spasovska dhe shefes së Prokurorisë Publike për krim të organizuar, Vilma Ruskovska.