Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, flitet për masat kundër virusit Covid-19

Shpërndaje

Në vilën e presidentit të shtetit në Vodno, ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë në të cilën përpos anëtarëve të këshillit, marrin pjesë edhe ministri i shëndetësisë, ministrja e mbrojtjes dhe Gjenerali i Armatës së RMV-së.

Në takim së bashku me presidentin do të flitet për gjendjen me koronavirusin si dhe masat të cilat janë në dispozicion.