Boki 13 i garanton Kamçevit se të hënën lirohet, Katica nuk do të reagoj (Video/Audio)

Shpërndaje

Në pjesën e dytë të videos e publikuar nga mediumi italian “La Verita”, dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçevit, transmeton SHENJA.

Boki 13 i thotë atij se të hënë do ta lirojnë.

Bojan: Të martën më së voni me siguri Apeli do të ju lirojë.

Orce: Apeli, nuk mund të arrij deri në Apel deri të hënën.

Boki 13: Po, atëherë do të arrijë. Nuk do të përdorë mjete juridike, nuk do të përdorë asgjë.

Orce: Apeli?!

Boki13: Pra Apeli do të ju refuzoj. Ju ankoheni në Gjykatën e Apelit, të jeni të përgatitur. Ankoheni në Supreme, si shkallë e dytë. Parimisht subjekt juridik dhe këshillë thirren automatikisht. Nuk do të përdorë Katica asnjë mjetë ligjor të jo të rregullt që ta vonoj, të hënën ose të martën jeni në liri.