“Bombardon” El Cheka publikon një bisedë për “Mon*stra”: Kamçev flet me gazetaren e njohur maqedonase

Shpërndaje

Sheqerim Ameti, i njohur si El Cheka ka ripublikuar sërish një material përgjimi lidhur me rastin “Mon*stra”, ku biznesmeni Orce Kamçev, i njohur tani me rastin “Reket”, bisedon me gazetaren Olivera Trajkovska.

Në këtë bisedë jepet detaje dhe supozime nga organet e sigurisë për rastin “Mon*stra”. Ndërsa lidhur me këtë bisedë El Cheka ka dhënë edhe detajet dhe komentin e tij për dyshimet që dalin nga kjo bisedë.

“Orce Kamcev dhe Olivera Trajkovska, ketu shihet qart se si permes gazetarve bejn lajme te rreme edhe per vrasesit e te rinjve maqedonas qe thon se jan nga Bullgaria dhe Greqia. Dhe i denuan shqiptaret e rastit Mon*stra pafajaisht!”, ka shkruar El Cheka në profilin e tij ku ka publikuar edhe bisedën e përgjuar edhe cila është interes publik dhe se duhet të merret në shqyrtim nga ana e Prokurorisë Speciale, e cila ka në duar rastin. (INA)