Brohoritën ‘UÇK’ në Ulqin, të rinj nga Kosova gjobiten dhe dëbohen (Video)

Shpërndaje

Pesë të rinj nga Kosova janë dënuar dhe dëbuar nga Mali i Zi për prishje të rendit publik në Ulqin.

Sipas mediave malazeze, atyre i është ndaluar hyrja në këtë vend për gjashtë muajt e ardhshëm pasi mbrëmjen e së mërkurës kishin brohoritur “UÇK” dhe “Policia”.

Siç raporton “Vijesti” , gjykatësja e kundërvajtës e Gjykatës Themelore të Ulqinit, Amra Grbovic, gjobiti të rinjtë me nga 300 euro.