Aleanca mbështet grevën e punonjësve të arsimit dhe kërkon 30% rritje të pagave

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një press konference ka mbështetur grevën e punonjësve të arsimit të paralajmëruar për ditën e hënë.

Deputetja Arta Toçi ka folur edhe për kushtet e vështira të arsimit në përgjithësi dhe niveli i ulët i pagave në veçanti,duke marrë për krahasim vendet e rajonit si Shqipëria dhe Kosova që kanë rroga mesatare mbi 450€ kurse Maqedonia e Veriut mbetet shumë largë me 345€,përgjegjësia për këtë gjendje bie mbi partinë shqiptare në pushtet e cila që nga viti 2002 ka drejtuar këtë Ministri por nuk ka arritur të zgjedhë asnjë problem të vetëm.

Arta Toçi: Ne si parti politike në programin tonë politikë i kemi kushtuar vëmendje të veçantë këtij sektori shumë të rëndësishëm dhe mjaft të ndishëm,me marrjen e pushtetit synimi jonë është që minimumi të arrijmë nivelin e pagave të rajonit dhe të përmirsojmë pozitën e arsimtarit.

Ne mbështesim plotësisht grevën dhe i inkurajojmë sindikatën që të këmbngulë në kërkesat e tyre dhe të mos pranoj asjë zgjidhje gjysmake, theksoi Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët.