Enca “çmend” Tropojën me paraqitjen e saj, mbledh gjithë meshkujt pranë vetes

Shpërndaje

Ashtu siç është bërë e ditur prej disa ditësh, këngëtarja e famshme, Enca do të luajë në filmin më të ri të Ermal Mamaqit, me titull “I love Tropoja”, një film që pritet të thyejë rekordin historik të vendosur nga “2 gisht mjaltë”.Prej disa ditësh producenti, Ermal Mamaqi me kastin e aktorëve dhe stafin po xhirojnë në Tropojë.

Nga atje Ermali ka postuar një video ku Enca shfaqet me një freskore, e veshur me një fustan lejla provokues dhe flokët kaçurrela.Prapa saj ndodhen djem e burra që e vëzhgojnë dhe në një moment Enca kthehet dhe i thotë se ka dëgjuar që meshkujt tropojan janë më të mirët në Shqipëri.

Më pas këngëtarja me humor pyet Ermalin nëse janë në Tropojë duke shkaktuar të qeshura.