Labi bashkë me gruan e tij në zyre te Ramush Haradinaj

Shpërndaje

Labi publikoi foto nga takimi Ish- dputeti i njohur i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ditë më parë bëri publike se ka vendosur që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë në AAK. Me këtë rast Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sonte ka organizuar një pritje të veçantë për aderimin e Labinot Tahirit. Bashkë me Labin në zyre të AAK-së ishte edhe gruaja e tij Hana. Labi është ai i cili në Instagram ka publikuar disa fotografi nga ky takim.

“Nga mbrëmja e sotme do të jemi bashkë me shtëpinë e madhe AAK dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, për ta jetësuar sa më shpejt slloganin fitues 100% shtet. Andaj, duke na dhënë besimin tuaj përmes votës ne do t’ia arrijmë qëllimit tonë të përbashkët. 100% të sigurt në fitore për 100% shtet. Të bindur, të motivuar dhe të gatshëm ndaj sfidave të radhës, ne do t’ia dalim!. Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipêrisë“, ka shkruar Labi në facebook.