Fier, 23 vjeçari gjendet me fyt të pr.erë në kanal

Shpërndaje

Trupi i pajetë i vik.timës është gjetur në një kanal Një i ri është ekz.ekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”. Vik.tima F.S, 23 vjeç është gjetur i pajetë në një kanal në anë të rrugës me plagë thi.ke në trup. “Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti”, thotë policia. Dyshimet e para janë që drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga makina dhe ekz.ekutuar në kanal pranë rrugës. Pranë kanalit është gjetur një makinë e braktisur tip “Renault”, me targa AA641EN, me një gomë të hequr dhe kofano të hapur. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit./oranews

VIDEO

VIDEO