Gajser: Kam pasur frikë t’i publikojë video-incizimet

Shpërndaje

Gajser më tej gjatë intervistës ka shpjeguar rastin “Zhvatja”. Sipas tij Katica Janeva ka arrestuar njërin ndër personat më të pasur në Maqedoni dhe më pas nga ai kanë kërkuar para për ta lënë të lirë.

Gajser thotë se në këtë rast është i përfshirë edhe kryeministri Zoran Zaev.

“Kam pasur frikë t’i publikoj këto informacione. Duke e ditur se nuk ka të bëj me Italinë, dhe nuk ka qenë e rëndësishme për shtetin. Nuk kam fjetur me ditë, duke pritur se njerëzit të mohojnë se janë zërat e tyre. Por kur ata e kanë konfirmuar, jam qetësuar dhe kemi konfirmuar se e tëra është e vërtetë”, ka thënë Gajser, raporton SHENJA.

Sipas tij ka ekzistuar frika se këto prova kanë mundur të zhduken por tani ato janë në opinion dhe mund të shfrytëzohen nga gjyqësori.