Qytetari me letërnjoftim të skaduar do të mund të votojë ditën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Komisioni shtetëror zgjedhor sot e mbajti mbledhjen e 26-të në të cilën unanimisht u miratua Propozim-udhëzimi për mënyrën e përcaktimit të identitetit të votuesit, që doli nga ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor.

“Një nga ndryshimet është se qytetarët mund të votojnë me letërnjoftim të skaduar, që u ka skaduar nga dita e shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha zëdhënësja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Ndryshimi I dytë, siç sqaroi ajo, është se qytetarët do të mund të votojnë me dokumente udhëtimi, por sipas ndryshimeve të Ligjit për dokumente të udhëtimit, validiteti I dokumentit të udhëtimit do të llogaritet me afat të validitetit prej 31 korrikut 2020 deri më 31 dhjetor 2021.

“Ndryshimi I tretë është sipas rekomandimit të OSBE-së, të cilin e pranuan edhe deputetët, ndërkaq ka të bëjë me atë që qytetarët të cilët nuk janë në Listën zgjedhore, ndërkaq I përmbushin kushtet të votojnë në ditën e zgjedhjeve pas marrjes së vendimit nga KSHZ-ja, pas ankesës së parashtruar për mbrojtje të së drejtës personale zgjedhore dhe pasi që Komisioni komunal zgjedhor do të konstatojë se qytetari I përmbushë kushtet, ditën të regjistrohet në Listën zgjedhore ose pas marrjes së aktvendimit nga Gjykata administrative, ditën atyre qytetarëve do t’u lejohet të votojnë dhe Këshilli zgjedhor me kopje të marra nga vendimi do t’I regjistrojë në Listën zgjedhore dhe do t’u mundësojë të votojnë”, tha Shehu.

Sipas anëtarit të KSHZ-së, Boris Kondarko, meqenëse veprimet kryesore janë të lidhura me konstatimin e identitetit të votuesit me vendosjen e mënyrës së re të identifikimit të qytetarëve me shenjë të gishtit, puna kryesore bazohet rreth përdorimit dhe menaxhimit me pajisjen e vendvotimit nga ana e kryetarit të Këshillit zgjedhor apo zëvendësit të tij, të cilët do të kenë kartela të posaçme identifikuese të mençura dhe vetëm ata do të jenë të autorizuar për menaxhim me pajisjen për identifikim biometrik.

“Për shkak të mbrojtjes më të madhe të procesit dhe siguri më të madhe dhe transparencë me këtë Propozim-udhëzim parashihet që kryetari i Këshillit zgjedhor dhe zëvendësi I tij të jenë të pranishëm gjatë tërë ditës së votimit, posaçërisht para hapjes së vendvotimeve dhe pas përfundimit të votimit dhe konfirmimit të rezultateve nga votimi, me marrëveshje të ndërsjelltë për pauza të rregullta gjatë ditës”, tha Kondarko.

Kjo është risi, siç shtoi, që del nga përdorimi I mënyrë së re të identifikimit të votuesve dhe do të zbatohet posaçërisht në trajnimet të cilat po bëhen tek e tërë administrate zgjedhore në raport me tërë procedure e votimit.

Anëtarët e KSHZ-së në mbledhje unanimisht I miratuan Propozim-doracakun për edukim të Komisioneve komunale zgjedhore dhe Propozim-doracakut për edukim të këshillave zgjedhorë.

Në mbledhjen e sotme unanimisht u miratuan edhe ndryshimet e Regjistrit të radiodifuzerëve, mediume të shtypura, mediumeve elektronike (portaleve të internetit), ndërkaq u miratua edhe kërkesa për pesë vëzhgues të Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFES – Zyra në Maqedoni të Veriut.