I lindur dhe i rritur në Gjermani, por kri.minaliteti e detyron Helmutin të jetojë në Shutkë-Shkup

Shpërndaje

Tashmë 13 vite, Helmut Zyberi është duke jetuar në lagjen rome të Shutkës, në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut. I lindur dhe i rritur në Gjermani, si fëmijë i punëtorëve të përkohshëm nga Maqedonia e Veriut, vendlindjene tij ai e kishte njohur vetëm përmes tregimeve, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Aktualisht, vendbanimi më i madh i romëve në botë është shtëpia e tij. Duke mos u pranuar si një qytetar i plotë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, mekaniku i trajnuar i automjeteve nga Krefeldi i Gjermanisë bën një jetë me varfëri të thellë.

Pa asnjë mbështetje shtetërore, përfitime sociale apo sigurim shëndetësor, i përjashtuar nga jeta sociale dhe ekonomike e vendit, Helmut Zyberi banon në mënyrë të paligjshme, në një ish strehimore emergjente për ish viktimat e tërmetit të vitit 1963. Banesa e rrënuar nuk është e lidhur me kanalizime apo furnizim me ujë. 13 vite më parë Helmuti u zhyt në ujërat e kri*minalitetit në Gjermani, duke tregtuar mar*ihuanë, u kap dhe u dë*nua.

Dë*nimi me bur*gim prej tre vitesh ishte i mjaftueshëm për ta dëbuar shtetasin e Maqedonisë së Veriut, i cili jetoi me lejeqëndrim të rregullt në Gjermani që nga lindja e tij. RT Deutsch u takua me Helmut Zyberin dhe romë të tjerë të dëbuar nga Gjermania në Shkup.

VIDEO