Incidenti në Reçicë, Jusuf Bilalli: Xhevat Ademi ka shtënë me armë (Video)

Shpërndaje

Prindi i të riut që u plagos para një muaji në një dasmë në Tetovë, në një prononcim për Alsat ka përgënjeshtruar deklaratën e një dite më parë të deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi i cili hodhi poshtë çdo përfshirje të tij në këtë incident. Por, Jusuf Bilalli, prindi i njërit nga të plagosurit thotë të kundërtën. Bilalli thotë se është dëshmitar i tërë ngjarjes se si Xhevat Ademi së bashku me një person tjetër kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga plumbat e shkrepur është plagosur djali i tij dhe një i ri tjetër./ALSAT/