“Kafe dhe ujë”, Albin Kurti takohet me Isa Mustafën

Shpërndaje

Sot janë takuar Kryetari i LVV, Albin Kurti dhe kryetari i sapo zgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa.

Me anë të një postimi në facebook Albin Kurti shprehet kështu:

“Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.”