Kamioni i “pastrimit” godet disa vetura në Prishtinë, ka të lënduar (Foto)

Shpërndaje

Kamioni i kompanisë “Pastrimi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë në kahjen e kundërt duke aksidentuar kështu pesë vetura ndërsa është lënduar shoferi i kamionit dhe një pasagjere, të cilët janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ardhur pasiqë kamioni i cili ishte duke lëvizur nga rruga ‘Rrustem Statovci’, duke mos mundur të frenojë është futur në kahun e kundërt të rrugës ‘Agim Ramadani”.

Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore e personave të lënduar.