Kampioni i katërfishtë i botës në kickbox Yll Maliqi bëhet pjesë e PDK-së

Shpërndaje

Kampioni i katërfishtë i botës në Kickbox, Yll Maliqi, sot është bërë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Kadri Veseli, kryetari i kësaj partie me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se u kanë dhënë gjithmonë hapësirë të rinjve të talentuar në parti dhe qeverisje.

“Ylli është fituesi i parë i medaljes së artë botërore në Kosovën e pavarur”.

“Sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës dhe mbështetja për ta është mbështetje për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Veseli.