“Kana.bisi”, Qeveria hesht, Big Majk lavdërohet për biznesin në vendin tonë

Shpërndaje

Përderisa Qeveria hesht dhe nuk jep detaje nëse, një nga prodhuesit amerikan më të mëdhenj të kana*bisit që u takua së fundmi me kryeministrin Zaev, Big Majk, në profilin e tij në Instagram paralajmëron. Ai thotë se shteti do të bëhet një superfuqi në biznesin e marijuanës. Në një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, ai ndan përshtypjet e një vizite të shtetit dhe mundësive të investimit.

Kryeministri Zaev i kupton mundësitë që kana*bisi i ofron për vendin e tyre. Më lejoni t’ju shpjegoj, 30,000 deri 40,000 vende të reja të punës do të krijohen brenda 2-3 viteve. Mezi po pres që të kthehem dhe të forcoj partneritetin tim me këtë mundësi të re për Maqedoninë e Veriut dhe komunitetin e kana*bisit- thaBig Majk, Prodhuesi i Kana*bisit Mjekësor

Përveç kësaj, ai thotë se “nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që është aq miqësor me kana*bisin” dhe se shteti ka burime të shkëlqyera ujore dhe tokë të punueshme. Big Majk vlerëson gjithashtu se njerëzit janë inteligjentë dhe punëtorë. Ai u bëri thirrje biznesmenëve që të përfshihen në këtë biznes dhe të investojnë si ai.

Pasi që mediat disa ditë më parë njoftuan për takimin Zaev – Majk, qeveria doli ne njoftim të shkurt se Kryeministri në baza ditore realizon shumë takime dhe mbledhje për çështje ekonomike. Por, nuk kishte asnjë praktikë që publiku të informohet për të gjitha takimet në Qeveri.

Një vit më parë, Kryeministri Zaev nga foltorja parlamentare tha se në shtet do të hynë të ardhura 100 milion euro nga biznesi i kana*bisit. Hulumtimet e fundit në emisionin “360 Gradë”, kanë treguar që shifrat e parashikuara janë shumë më pak se sa pritej dhe që u njoftuan. Që nga licenca e parë e lëshuar deri në fund të vitit 2018, kompanitë që operojnë në biznes raportuan të ardhura totale prej vetëm 333,000 eurosh. Në të njëjtën kohë, shpenzimet e tyre janë dhjetë herë më të larta. Ata kanë shpenzuar një total prej 3.3 milion euro. Një numër i kultivuesve të kana*bisit mjekësor, përmes Shoqatës “Makkana*bis”, kanë kërkuar ndihmën e qeverisë në lehtësimin e eksportit të luleve të thata dhe vajit të kana*bisit, për qëllime mjekësore, për çfarë është e nevojshme përputhja me standardet evropiane për praktikën e mirë prodhuese.

Dy muaj më parë, nga qeveria u përgjigjën se Ligji i ri për Kontrollin e drogave narkotike do ta debllokojë eksportin e lëndëve të para të prodhuara në vend./Alsat