KOSOVA KA NEVOJË PËR LDK, JO PËR LKJ!

Shpërndaje

Një ish komunist i përbetuar jugosllav, kundërshtar i aspiratave për liri e pavarësi të Kosovës, po shpresoni ta shpëtojë sot Kosovën nga varfëria dhe krimi? Turp të keni!

Shkruan; Prof. Abdulla Mehmeti

Lidhja Demokratike e Kosovës definitivisht e ka humbur forcën për rikthim në identitetin e saj.

Në hapat e parë, kjo parti u sulmua nga brenda e jashtë, që të pushtohej përmes agjenturave të huaja, titiste, staliniste, juliste e të ngjashme, por pa sukses, përderisa ishte gjallë presidenti i saj Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani.

Këto agjentura, jorastësisht, në atmosferë të turbullt lufte dhe pas lufte, e likuiduan mizorisht Fehmi Aganin dhe helmuan Ibrahim Rugovën, për pushtimin definitiv të kësaj partie, në shërbim të interesave të veta, të Serbisë dhe Rusisë.

Kjo parti sot, e pushtuar dhe dominuar nga klanet e futura nga jashtë, me asgjë nuk e dëshmon se është në programin e saj dhe në tokë të bukës, edhe përkundër faktit se ende janë gjallë një pjesë e intelektulëve që e krijuan dhe ngritën këtë parti, të cilët edhe mbajnë përgjegjësi historike për katandisjen dhe shkatërrimin e saj.

Me lënien e kësaj partie në duart e tipave si kryetari aktual Isa Mustafa dhe të përkrahësve që e përçojnë amanetin e të parëve të tyre komunistë jugosllavë, kjo parti asnjëherë nuk mund t’u rikthehet rrënjëve të saj, por frymës titiste, ish lidhjes komuniste jugosllave dhe interesave serbe në Kosovë.

Stalinistët në pushtet, pavarësisht se kanë partitë e tyre të reja, nuk flenë rahat pa një LDK në frymën jugosllave, si nënë ideologjike të tyre.

Lënia e kësaj partie në duar të titistëve është tradhti ndaj idealeve të kryetarit të saj historik, Ibrahim Rugovës, shtrembërim i rrugës evropiane dhe proamerikane dhe një alibi e fortë për progandë ndaj saj nga ata që duan ta sundojnë përjetësisht Kosovën përmes hajnisë, korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar; jo në rrugën e saj evropiane, por në shërbim të strategjisë dhe interesave serbe, ruse, turke-iraniane, sa të jetë e mundur më keq e më zi.

(3 gusht 2019)