Kujdes bashkatdhetarë! Kroacia me gjoba të ashpra në komunikacion – arrijnë deri në 2700 euro

Shpërndaje

Rregulla të reja më të rrepta të trafikut, me gjoba të ashpra që arrijnë madje në shifrën e tri pagave mesatare në vend, pritet të hyjnë në fuqi që nga dita e sotme (1 gusht) në Kroaci, rrugët e të cilit vend kalojnë edhe shumë bashkatdhetarë tanë – si ata që kalojnë transit, po ashtu edhe ata të cilët jetojnë në këtë vend.

Me këtë, sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, Ministria e Brendshme thotë se ata duan të ngrenë nivelin e sigurisë, por edhe kulturën e trafikut, në rrugë.

Kështu, siç thuhet më tej, Ligji për Sigurinë në Trafikun Rrugor parashikon një rritje të gjobave, sidomos për autorët e tetë veprave penale të identifikuara si shkaktarë të aksidenteve më të rënda në komunikacion.

Kjo listë përfshin shpejtimin në një zonë të populluar më shumë se 50 kilometra në orë, ngarje në drejtim të kundërt ose ndalim në autostrada dhe rrugë, kalimi i qëllimshëm përmes një dritë të kuqe në semafor, refuzimi për të kontrolluar alkoolin ose drogën dhe ngarja me më shumë se 1.5 ppm ose nën ndikimin e ilaçeve.

Gjoba më të larta parashikohen edhe për drejtimin e veturës nga shoferët, licenca e të cilëve është revokuar, qoftë për shkak të pikëve negative të mbledhura ose pezullimit të patentë shoferit.

Për më tepër, policia mundet që përkohësisht, në pritje të një vendimi gjyqësor, të konfiskojë një automjet që ka kryer një kundërvajtje nëse shoferi, i cili është gjobitur dy herë, përsërit disa nga veprat më të rënda.

Në këtë drejtim bëhet e ditur se dënimet për mos përdorimin e rripit të sigurimit, transportimin jo të duhur të fëmijëve dhe përdorimin e një celulari do të rriten nga po rriten nga 500 në 1.000 HRK (rreth 135 euro), të cilat janë edhe sjellje të rrezikshme që gjenden në listën e “katër vrasësve të trafikut” – shpejtësia, alkooli, rripi dhe telefoni celular.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, gjobat janë rritur gjithashtu për kundërvajtjet për të hyrë në trafik, parakalime, ndalesë, ngarje prapa.

Arratisja nga vendi i një aksidenti me të vdekuri ose të lënduar ka hyrë në sferën e kundërvajtjeve për të cilat janë vendosur gjoba deri në 20,000 HRK (rreth 2700 euro).

Pikë negative gjithashtu do të jepen për një numër të formave të tjera të sjelljes në komunikacion nga refuzimi për t’iu bindur urdhrit të një oficeri policie, duke shpejtuar dhe kaluar në të kuqe mos respektimi i këmbësorëve në një vendkalim për këmbësorë.

Përveç rregullave të përgjithshme, tanimë priten edhe rregulla sezonale.

Për shembull, dënimi për mos përdorimin e pajisjeve të dimrit është rritur në vlerë prej 135 eurosh dhe ligji përshkruan më qartë detyrat e shoferëve që tani do të duhet të pastrojnë akullin ose ujin nga makinat e tyre.

Ligji përcakton që “dritat e shkurta” ndizen nga 1 nëntori deri më 31 mars. /Telegrafi/