Zaevi e thërret Gruevskin: Kthehu!

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje sot ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që nëse dëshiron të ndihmojë vendin, atëherë duhet të kthehet dhe të vuajë dën*imin me bu*rg, pasi që edhe kjo është një ndihmë.

“E ka patjetër të vijë. Le të vijë. Duhet ndihmë në shtet. Ndihma në shtet është edhe kur do ta mbani dën*imin. Gjithçka është ndihmë”, deklaroi Zaev.

Ai ka komentuar edhe takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
“Mendoj se ata u takuan si dy kryetarë të partive popullore evropiane. Unë besoj se ai takim mund të kontribuojë në përforcimin e miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë”, tha Zaev. Ish-kryeministri Gruevski tashmë një vit është strehuar në Budapest, ku me ndihmën e qeverisë hungareze ka përfituar statusin e azilantit politik.