Kur gjyqësori i përgjigjet korrupsionit me korrupsion!

Shpërndaje

Shkruan: Mr. ALIL FETAI

Prezantimi i situatës në gjyqësor është një argument i qartë se si korrupsioni sistemik kishte hyrë në gjyqësor dhe e bëri atë plotësisht të paaftë për t’u marrë me korrupsionin.

Askush në këtë vend nuk do të besonte se gjyqësori do t’i përgjigjet korrupsionit me korrupsionin e vet, posacerisht në atë rast kur u krijua edhe vet Prokuroria Speciale. Këta prova i kemi sic shohim ditëve te fundit ku ate edhe vetë posaçërisht vërtetohet. Andaj vetë gjyqësori dhe prokuroria gjithashtu bërën çmos për ta treguar atë para publikut, por jo ashtu siq duheshte dhe kërkoheshe nga ata,por për fat të keq vet ata nuk ishin aq të vendosur për të luftuar korrupsionin, por ajo ishte me tepër për llogaritjen e ndërsjellë të klaneve dhe politikave-gjyqësore.

Korrupsioni gjyqësor këtu në Maqedoninë e veriut siq shihet është i shumëfishtë dhe shkon nga një spektër i gjerë me ndikim dhe deri tek qendrat politike me ndikim dhe në format e saja më klasike të korrupsionit dhe zhvatjes (reketit) ku e gjith kjo parafëtyron një situatë të zymtë të gjendjes së gjyqësorit.

Mungesa e interesimit për problemin e korrupsionit shpreh një situatë të zakonshme në gjyqësor. Ky fakt shpjegon se si qeveriset gjyqësori dhe sa i fuqishëm është ndikimi i politikës në gjyqësor. Siq shihet nuk ka asnjë Prokuror të Përgjithshëm ti themi me pedigre te lartë juridike që ka hapur dhe do të hapë një hetim për korrupsionin në Institucionet Shtetërore sot, e që do ket pamvarësi në punën e tij, megjithëse është e qartë për të gjithë në këtë vend se nuk ka biznes apo nodonjë punë qe nuk eshtë e kontrolluar nga ndonjë bosht i së keqes me zhvatje (reket) ose plackitje të formave më klasike të korrupsionit.

Andaj, kjo gjendje e Gjyqësorit në Maqedonine e Veriut e cila është e paraqitur duke berë një analizë më të gjërë shtrohet pyetja, a kanë kuptim analiza të ngjashme ku aktorët e së keqes vijnë nga të dy taboret e të dyja partive më të medhaja të komunitetit Maqedonas,dhe ate siq ishte më parë ajo e VMRO-s,kurse tash ajo e LSDM-s,ashtu që komuniteti i dyt Shqiptarë në ket rast jan viktimë kolaterale e bastarditjes Gjyqesore në Maqedoninë e Veriut, ku në krye të këtyre gjithmonë gjendeshin dhe gjenden qytetar të komunitetit Maqedonas,ku nga shumica e Gjykatësve,Prokurorëve dhe krytarëve të Gjykatave dhe Prokurorive,po edhe e kësaj së fundmi te Prokurorisë Speciale…ishin vetëm !? Nga kjo analizë nuk do të ishte keq që kjo pjesë e përgjegjesisë ti jepet komunitetit Shqipëtar në Maqedonine e Veriut dhe ate Kryeprokuror për Krimet e Rënda apo siq ështe sot Prokuroria Speciale,ne krye te saj të jet Shqipetarë dhe ate me pervoja të larta juridike dhe ndërkombëtare. Andaj,nëse pala Maqedonase nuk mundet të gelltit një gjë apo situatë të këtillë edhe pse vetë e kan katandisur Gjyqesorin deri ne thelb atëher padyshim ngelet propozimi me i logjikshem dhe me racional deri tani në të mirën e Gjyqesorit dhe drejtesisë dhe sundimit të së drejtës në pergjithesi i Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ai i Ziadin Seles për një prokuror special nga jashtë apo më konkret një prokuror nga Prokuroria Europjane e Bashkimit Europjan.

Në rethana të këtilla në të cilën gjendet Gjyqësori dhe Drejtësia tek neve edhe pse u investuan shumë e madhe parash nga Bashkësia ndërkombëtare për modernizimin e saj dhe ritjen e cilësise së Gjyqësorit dhe sundimit të se drejtës. Por për fat të keq së fundmi nga e gjith kjo viktimë jemi neve të gjithë qytetaret e Maqedonisë së Veriut,posacërisht neve vet Shqiptarët ,ku e gjith kjo na bën të ndjehemi keq dhe të paaftë të ndërtojmë vetveten dhe të punojmë për të mirën tone. Apo te gjithë neve kemi të bëjme me sindromin e tufës së humbur, duke kullotur si endacakë vetëm për të marrë kullota !