Kur Molliqaj thoshte se Haradinaj nuk ka guxim t’i dalë në garë Kurtit: I mungon dija dhe guximi, Albini nuk hip në tepija të kuq

Shpërndaje

Dje Partia Socialdemokrate, ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.Këtij koalicioni, i është gëzuar tejmase, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, përkundër që kohë më parë ai e akuzonte Ramush Haradinajn, se është i lidhur me krimin dhe haraçin.Madje, në fushatën parazgjedhore të vitit 2017, Molliqaj pati thënë se Haradinaj nuk ka guxim dhe dije që të përballet në garë me Albin Kurtin.

“Ia pranojmë guximin në luftë. Nuk ia pranojmë asnjëherë dijen dhe guximin e tij për tu ballafaquar politikisht. Nuk është gati me dalë përballë me Albin Kurtin, sepse i mungon dija, sepse i mungon guximi, i mungon koncepti zhvillimor për Kosovën. Tha unë nuk do të shkojë në debat, sepse smund ti kontribojë Albin Kurtit në fushatë. Ai e din që cdo ballafaqim me Albin Kurtin, popullit do tia bënte të qartë, se kush është ai e ka dijen, do të bëhet e qartë se kush do ta zhvillojë Kosovën. Albin Kurti nuk është person që hip në tepija të kuq. Le ta bëjmë të qartë se në Decan, po thirret emri i Albin Kurtit”, ka thënë Molliqaj.