Shqiptarëve në Maqedoni u mungon shteti, jo të drejtat qytetare

Shpërndaje

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Partitë politike të shqiptarëve dhe liderët e tyre, të djeshëm e të sotëm, që nuk i kanë trajtuar dhe nuk i trajtojnë seriozisht këto tri çështje, si dhe çështjen e barazisë së plotë të gjuhës shqipe zyrtare dhe të simboleve shtetërore, që nuk kanë siguruar ndonjë zgjidhje të pranueshme për asnjërën nga këto çështje jetike për popullin shqiptar autokton në shtetin e tyre në Maqedoni, nuk mund të konsiderohen se kanë qenë në anën pozitive të historisë, por pjesë e proceseve degraduese, kundërdemokratike, kundërhistorike dhe pjesë e veprimtarisë antikombëtare, pa përjashtim.

SHQIPTARËVE NË MAQEDONI U MUNGON SHTETI, JO TË DREJTAT QYTETARE!

Tri elementet më kryesore të shtetit u janë cënuar seriozisht shqiptarëve në Maqedoni nga pushtetet e derisotme, fatkeqësisht me pjesëmarrjen edhe të vetë shqiptarëve.

1. Territori i shtetit. Shqiptarëve u është tkurrur deri më sot territori etnik, duke i rrudhur sa më në periferi dhe duke i larguar nga qytetet më të mëdha, Shkupi, Manastiri, Ohri, Kumanova etj.

2. Popullsia. Shqiptarët janë shpërngulur me dhunë dje, u ëshë ndaluar shtimi natyror me ligje raciste gjatë regjimit komunist, shpëngulen me metoda perfide sot.

3. Forcat e sigurisë së shtetit. Në ushtrinë dhe policinë e shtetit, shqiptarët e Maqedonisë marrin pjesë edhe sot në masë tepër simbolike. Në disa njësite speciale përfshirja e shqiptarëve edhe aktualisht është në nivelin ZERO.

Nga këto elemente thelbësore të shtetit, shqiptarët në Maqedoni janë PËRJASHTUAR, sepse statusi i tyre kushtetues-juridik dhe politik është PAKICË KOMBËTARE, qytetarë në përqindje (20%), pa emër dhe identitet.

Këto çështje nuk zgjidhen me KËRKESA të pafundme ndaj organeve të pushtetit (ku kanë marrë pjesë vazhdimisht edhe partitë politike të shqiptarëve, janë vetëdiskriminuar) dhe me ankesa ndaj faktorit ndërkombëtar, por me program, strategji dhe vezion të qartë.

Këto çështje madhore me peshë kombëtare nuk mund t’i zgjidhin politikanët e korruptuar, të kapur nga pushteti dhe nga agjenturat e huaja.

Këto janë problemet që duhet t’i preokupojnë shqiptarët në Maqedonsë sot, jo bartja e listave të kërkesave si stafeta nga duart e një klani politik tek tjetri, nga një parti poltike apo grup interesi tek tjetri, vetëm me synime për të ardhur në pushtet dhe qëndruar sa më gjatë që të jetë e mundur, pa i llogaritur pasojat për të sotmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar në këtë shtet dhe më gjerë.

(20 gusht 2018)