Mbyllet lokali i famshëm në Dhërmi (Foto)

Shpërndaje

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është mbyllur ‘Havana e famshme e pushimeve joniane”, siç e quan ai.

Në një shënim në facebook Rama shprehet se Havana u mbyll pasi nuk zbatonte ligjin duke mos lëshuar kuponin tatimor.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢

Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën🤭

Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë 🤜nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit👊”– shkruan Rama.

‘Havana’ është një kompleks i njohur në Dhërmi.