Ministri i Brendshëm i Serbisë Stefanoviq: Presim ekstradimin e Tomor Morinës, Zaev ta mbajë premtimin e tij

Shpërndaje

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se janë në pritje të ekstradimit të Tomor Morinës nga Maqedonia e Veriut.

Ai tha se kryeministri maqedonas Zoran Zaev duhet ta përmbush premtimin e tij për ekstradim si dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

“Zaev tha se ata do të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe kjo mund të nënkuptojë vetëm ekstradimin tek autoritetet serbe dhe asgjë tjetër. Ne do të presim që Zaev të mbajë fjalën dhe që ligji ndërkombëtar të respektohet”.

Stefanoviq tha se të gjithë ata që janë pjesë e INTERPOL-it duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe rregulloret e asaj organizate.

Më 24 korrik, policia maqedonase e arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.