PDK-ja s’bën kompromise më, Veseli kryeministër i ardhshëm. Ja kush e thotë

Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës postin e kreut të Qeverisë nuk do ta dorëzojë me asnjë kusht dhe në zgjedhjet e parakohshme do të garojnë si parti e vetme.

Anëtarë i Këshillit të Përgjigjëm të kësaj partie, Kujtim Gashi i tha Ekonomia Online se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kandidatë për kryeministër do të jete kreu i partisë Kadri Veseli.

Ai thotë se zgjedhjet janë i vetmi opsion dhe se si parti janë të interesuar që vendi të bëhet me Qeveri të re në mënyrë që koncentrimi të jenë në zhvillim ekonomik dhe integrim në mekanizmat ndërkombëtar. Gashi më tej ka shtuar me bindje se Kadri Veseli do të udhëheq me Qeverinë e re.

“Është e qartë qëndrimi i PDK-së, zgjedhjet janë i vetmi opsion në këto momente pas rrethanave të reja të krijuara, si subjekt jemi të interesuara që vendi ynë të shkoj në zgjedhje dhe legjitimiteti t’i kthehet qytetarëve, sovranit dhe në mënyrë më të mirë të mundshme ta ketë Kosova një Qeveri të re në muajt në vazhdim në mënyrë që vendi të ketë një drejtim ndryshe, të ri, me një qasje të re në kuptimin e zhvillimit ekonomik por edhe të integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar dhe kush më mirë se sa PDK-ja dhe lideri ynë kryeministri i ardhshëm Kadri Veseli do të mund ta bënte, pra si subjekt jemi shumë të interesuar që të kemi zgjedhje, PDK-ja gjithsesi do të jetë e para dhe Kosova për një periudhë të shkurtë do ta ketë kryeministrin e ri pra kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli”.

Sipas tij, nuk do të ketë më kompromise për pozitën e kryeministrit siç ka ndodhur në dy mandatet e kaluara, për hir të disa proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“Në asnjë rrethanë PDK-ja është tejet e përgatitur për zgjedhje është shumë e qartë, pra nuk ka asnjë kompromis me pozitën e kryeministrit, ne për hir të disa proceseve shumë të mëdha e të rëndësishme që kanë ndodh në Kosovë edhe shumë zhvillimeve që kanë ndodh në vendin tonë, kemi bërë kompromise të ndryshme duke dhënë dy herë postin e kryeministrit por PDK-ja, strukturat e saja, kryesitë e degëve, nëndegëve, kryesia e partisë janë të vendosura që të i fitojnë zgjedhjet dhe Kosovën ta drejtoj kryeministri i ardhshëm, Kadri Veseli”.

PDK-ja është e hapur për koalicion me të gjitha subjektet politike, thotë Gashi, por që ai shton se synim e kanë realizimin e programit të PDK-së.