Prej sot çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dje ka vendosue çmime të reja të derivateve të naftës.

Çmimet me pakicë të dizelit EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) prej sot janë shtrenjtuar për 0,50 denarë për litër, ndërsa e çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 mbeten të pandryshuara.

Me këto ndryshime, çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) është 62,00 për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 52,00 denarë për një litër.

Një litër i benzinës EUROSUPER BS-95 edhe më tutje do të jetë për 69,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 71,50 denarë.

Për 1,163 denarë rritet çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 35,343 denarë.