Profesori universitar Arbër Çeliku: “Ramush, kësisoj s’të ka aspak hije jarania me Zaevin”

Shpërndaje

Profesori universitar Arbër Çeliku përmes një statusi në facebook, godet Ramush Haradinajn: “Ramush, kësisoj s’të ka aspak hije jarania me Zaevin”.

Postimi i plotë në facebook:

Nuk t’ka hije Ramush

Qe 2 herë je tuj ardh n’Shkup, takohesh me Zaevin dhe zhdukesh. Asnjë deklaratë për media, asnjë shqetësim për 1 milionë shqiptarë, të cilët, falë sortës tuaj politike, mbetën pakicë në trojet e tyre shekullore, asnjë fjalë për ushtarët e tu sypatrembur, të cilët ta mbrojtën me fanatizëm ty shpinën, të ngritën aty ku nuk ishe, dhe, për më tepër, ata i mblodhën me mijëra herë copat e mishit dhe eshtrat e shokëve të idealit dhe ushtarëve të tu në tri luftra çlirimtare dhe i futën me zemër të thyer në varr, kurse sot derxhen pa pikë faji nëpër burgjet e qelbura të Maqedonisë…
Kësisoj s’të ka aspak hije jarania me Zaevin, Ramush…