Rikthehet “Big Brother”? Arbana Osmani ngre dyshime të forta

Shpërndaje

Prej disa kohësh përflitet se në ekran do të rikthehet emisioni që ka bërë namin, “Big Brother Albania”.

Sipas disa burimeve thuhet se emisioni do të nisë së shpejti dhe do të ketë shumë sukses.

Deri më tani nuk është konfirmuar asgjë, megjithatë disa foto të publikuara nga Arbana Osmani kanë shtuar dyshimet.

Arbana ka treguar noatalgji për kohën kur prezantonte emisionin dhe shpreson që të shihemi së shpejti

“Do doja të dija diçka, por unë nuk di. Shpresoj t’ju shoh së shpejti gjithsesi”.

Siç mund të kuptohet asgjë nuk është e konfirmuar, megjithatë nuk e vëmë në dyshim që ai do të na mbërthejë para ekranit.