Seancë e re për lëndën “Titanik 3” të PSP-së

Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për shkatërrimin e materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në lëndën “Titanik” të PSP-së.

Në Titanik 3 të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, të cilët akuzohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Procedura filloi përsëri më 15 mars të këtij viti pas emërimit të gjykatëses Marija Kletiçka për gjykatëse të re në lëndën, prejse gjykatësja Ola Ristova, e cila e ka udhëhequr rastin, në shkurt të këtij viti kërkoi përjashtim nga lënda.