Grabitje spektakolare e bankomatit me para në Kavaje

Shpërndaje

Grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mengjesit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Dyshohet se janë marrë të paktën 1 milion leke të reja në bankomat ndërsa po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë edhe të bizneseve pranë vendit ku ndodhur ngjarja, konkretisht në lagjen nr 5 afër tregut bujqësor të Kavajës.