Pak para takimit me Kurtin, LDK merr vendim: Taksa duhet të hiqet tërësisht, ashtu siç po kërkon Grenell

Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sapo ka përfunduar takimin me deputetët e partisë së tij.Në takimin e Mustafës me deputetët e LDK-së, është bërë e qartë që LDK nuk lëviz nga qëndrimi i saj, që taksa ndaj prodhimeve serbe, duhet te hiqet pa asnjë kusht.“LDK njëzëri ka konfirmuar se nuk do të lëkunden asnjë pikë në qëndrimin se taksa duhet të hiqet pa asnjë kusht, ashtu sic po kërkon SHBA. Ky qëndrim ka marrë formën e prerë me unanimitet në bashkëbisedim me kryetarin e partisë, Isa Mustafa”, i ka thënë një burim brenda takimit, Gazetës Blic.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pritet që shumë shpejt të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurtin, për t’ia kumtuar qëndrimin zyrtar të partisë së tij, lidhur me heqjen e taksës ndaj prodhimeve serbe.Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Avdullah Hoti, mbrëmë u shpreh se LDK do të largohet nga qeveria, nëse nuk do të përmbushen kërksat e Amerikës, për heqjen e plotë të prodhimeve serbe.
Hoti u shpreh se partneriteti me SHBA-në, mund të vendoset në rrezik, nëse Kosova nuk u përmbushet kësaj kërkese nga ana e tyre.

E vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës, nuk e ka përkrahur edhe emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Në një postim në Twitter, Ambasadori Grenell ka shtuar se z. Kurti është duke bërë gabim serioz.
Ky është postimi i tij i plotë:

“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar ai.Gazeta Blic do ju mbajë të informuar edhe për takimin që pritet të fillojë pas pak, mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Mustafa.