Meta pas tërmetit: T’i kthehemi jetës së përditshme

Shpërndaje

Pas dy ditësh të mbushur me frikë dhe panik për shkak të lëkundjeve të tokës në Shqipëri, sot Ilir Meta porosit për rikthim në përditshmëri dhe qetësi. Presidenti i shtetit shqiptar në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet i buzëqeshur duke pozuar së bashku me një qenush në duar, dhe tek përshkrimi i imazhit ka lënë fjalët:

“Mirëmëngjes të dashur miq” “Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona!” “Ju uroj një javë të mbarë!”