“Shqiptarët e Pollogut nuk janë të varfër”, vetëm për dasma harxhojnë 192 milion euro!

Shpërndaje

Analisti politik Visar Ademi në rrjetin social facebook ka bërë kalkulime se sa harxhime bëhen gjatë një viti në rajonin e Pollogut.

“Meqe kohet e fundit ka diskutim qe Pollogu varferohet, ja nje argument qe tregon te kunderten. Parate qe harxhohen per darsma ne Pollog:

1. Sallone per darsma ne Gostivar: total ka 30 ne GV. Nga nje banket ne dite jane 30 bankete+30 (syneti, petka, lindja e djalit, mevlude)= 60 evente ne nate. 60 *40 evente ne sezone (sezona e veres) = 2.400 ngjarje

2. 2.400 evente ne sezone* 400 te fuar/dasem= 960.000 mysafir

3. 960.000 mysafir *15 Euro/ushqimi= 14.400.000 Euro.
Muzika= 2.400 dasma *3.000 Euro/ dasem= 7.200.000 Euro
Totali: 21.600.000 Euro

4. Flori dhe stoli: 2.400 dasma * 20.000 (mesatarja per dasem)= 48.000.000 Euro

5. Tesha (fustane/ smoking)= 2.400*1.000 Euro= 2.400.000 Euro

6. Te tjera (zbukurime, frizura)= 2.400* 2.000 Euro= 4.800.000 Euro

Totali i harxhimeve per dasma ne Gostivar= 76.800.000 Euro

Nese e shumzojme.me 1.5 here (per shkak te madhesise) per Tetove dhe rethine = 115.200.000

Totali per Pollog 192.000.000 Euro

E di qe eshte shume.me teper por ky eshte kalkulacion i thjeshte pa mos i mare parasysh shpenzimet tjera indirekte (bakshishe, dreka, darka).

Dhe pastaj thone se ne jemi te varfur!!! Fatkeqesisht, jemi te varfur ne tru dhe jo financiarisht!!”