PDK i përgjigjet NISMA-s për koalicion parazgjedhor: Kryeministrin nuk e japim!

Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i është përgjigjur negativisht ofertës së NISMA-s Socialdemokrate për koalicion parazgjedhor, duke e kushtëzuar me postin e Kryeministrit.Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, i ka thënë “Gazeta Blic” se posti i kryeministrit është i panegociueshëm për partinë e tij e cila drejtohet Kadri Veseli.“Posti i kryeministrit për PDK para dhe pas zgjedhjeve është i panegociueshëm, Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhëshem i Kosovës, njeriu që liroi pronat publike nga uzurpatorët, i shpalli luftë korrupcionit, nepotizmit dhe keqpërdoruesve të pozitave zyrtare”, ka deklaruar Haxhiu, si kundërpërgjigje ndaj ofertës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi.

Jakup Krasniqi i bënë ofertë për koalicion PDK-së, por ka një kusht!Deputeti Haxhiu, ka theksuar se Veseli me projektin “Dekada e Re” ka platormen më të mirë për zhvillim ekonomik për të hapur perspektivë rinisë tonë, “i vendosur për të kthyer shpresë në këtë vend, se Kosova mundet me qenë storie e suksesit. Kadri Veseli me platformën e tij, me parimet e tij, po vendos etikën në politikë, në respektim të normave ligjore dhe morale në politikën kosovare”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK, Bekim Haxhiu
Tutje, Haxhiu me bindje është shprehur se edhe Krasniqi, pajtohet me bindjen e tij se Veseli është “më i duhuri për kryeministër.”Ndryshe, Krasniqi ka përmendur edhe pesë kërkesa tjera, lidhur me programin zgjedhor, listën e deputetëve, ligjin për qeverinë dhe ndarjen e përgjegjësive./Gazeta Blic/