Liri për çlirimtarët e Lagjes së Trimave të Kumanovës. Ja kush thotë

Shpërndaje

Kētē shkrimë ja dedikoj gjeneralit timë Genc Sefa – Lushja.

Nëse ti do ishe luftëtari më ideal i qështjeve shqiptare, e do të ishe në vendin ku jam un si do ndiheshe? Nese ti do të kishe luftuar në të gjitha luftërat e zhvilluara për qështje kombëtare, si do ndieshit nëse ju do humbnit ndonjë gjymtyrë për lirinë e kombit shqiptarë?

Si do ndiheshit nëse ju do të ishit torturuar siq jam torturuar unë? Por jo nuk jeni ju jam unë… Po të ishe ti njē luftëtar i përhershēm çështjes kombëtare shqiptare, e do ishe në vendin ku jam unë sotë , si do ndiheshit. Nëse ju do të luftonit në të gjitha luftërat për çlirimin dhe bashkimin kombëtarë? Se di si do të ndjeheshit … Epo nuk jeni ju, jam përsëri unë, njē luftëtar i cili linda në tokën e nënës Shqipëri, vetem njē luftëtar asgjë më shumë.

Më mirë një luftëtar i torturuar sesa nje politikan gënjeshtar, më mirë një luftëtar i burgosur se një politikan që ushqehet me gjakun e shokëve te mi. Më mirë të vdes si një luftëtar, sesa të jetoj si një politikan endacak që ushqehet me gjymtyrët e shokëve të mi. Unë linda luftëtar, unë do vdesë si një luftëtar, por do vdesë me kënaqësi sepse unë të paktēn u mundova tē bëj diqka për atdheun.

Rruga ime për çlirimin e atdheut nuk ishtee lehtë. por unë nuk pendohem, tē paktën unë u mundova.

Të jesh shqiptarë me dinjitet duhet shumë punë, djersë, gjak e sakrificë. Shumë e lehtë është të jesh një politikanë gēnjeshtarë, të mashtrosh popullin tënd. Është teper më e rëndë të jesh si unë, prandaj unë nuk i frikësohem vdekjes, sepse nuk gënjeva që të rritem në grada. Kurse ju i frikësoheni orës së vdekjes sa here rrokulliset, sepse tradhëtuat luftëtarët më të devotshēm e tē sofistikuar që kishte kombi shqiptarë. Grupi i kumanovës përjetuan tradhëtinë më të rëndē nē historinē tonē mē tē re. Asgjë nga ato që thamë më lartë nuk na pikelloj sikur tradhtia. Mundohuni së paku t’jua kthejmë dinjitetin që meritojnë. Ata skërkojnë tju zënē karrigen, ata kërkojnë emrin e tyre tju rikthehet, sepse me tradhëtin tuaj për karriken e pushtetit, u munduat ta zhytni emrin e luftëtarit të grupit të kumanovës. Grupi i luftëtarëve tē lagjes së trimave kumanovë, është një grupë i mbushur me legjenda. Linda në tokën e nënës Shqipëri vetem si një luftëtar i qështjes kombëtare dhe asgjë më shumë.

Lavdi dëshmorëve kombit

🇦🇱🇦🇱 Liri çlirimtarëve 🇦🇱🇦🇱

Gjeneralit timë Genc Sefa-Lushnja dhe të gjithë luftëtarëve të grupit tē kumanoves!
Rrespekt nga Bujar Hasani.