Urimi i Thaçit për ditëlindjen e nënës: Sakrifikove shumë për ne, mbetesh shtyllë e familjes

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka uruar nënën e tij në 82 vjetorin e lindjes së saj.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruajtur se ajo ka sakrifikuar shumë për familjen, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i presidentit:

Nëna sot mbushi 82 vjet. Për të gjithë ne, ajo ishte dhe mbetet shtyllë e familjes. Sakrifikoi shumë për ne dhe jam i lumtur që 82 vjetorin e saj po e festojmë së bashku në Burojë! HTH