Video e tretë/ Boki 13 i thotë Kamçevit: Nesër takohem me Zaevin

Shpërndaje

Në vazhdimin e tretë të video dhe audio incizimeve të cilat gazeta italiane “La Verita” po i publikon për rastin “Zhvatja” dëgjohet Bojan Jovanovski, Jordan Kamçev, dhe siç thotë gazetari italian Katica Janeva, të cilët duket se janë në komunikim shumë të mirë, dhe kuptohen mirë se si dueht të rrjedh procedura për rastin “Perandoria”, në të cilin Kamçev është i dyshuari i parë.
Nga biseda dëgjohet se si Prokurorja Speciale Katica Janeva, Kamçevit i thotë se Lile Stefanova, prokurorja që e udhëheq rastin “Perandoria”, është nën kontrollin e saj.
“Unë jam shumë e angazhuar për këtë nuk e mbajnë rregullisht nën kontroll. Ndryshe ajo pa mua nuk mund të bëj asgjë”, i thotë Janeva biznesmenit Kamçev.
Gazetari italian në tekstin e tij e përmend edhe miqësinë mes Boki 13 dhe kryeministrit ZOran Zaev, ndërsa në videon Boki 13 i konfirmon Kamçevit se do të takohet me të.