Video e tretë : Boki e siguron Kamçevin se Zaev nuk do të bëj asnjë problem (Video)

Shpërndaje

Është paraqitur video e re po thuajse gjysmë orë, në të cilën kryesisht dëgjohen biseda mes Orce Kamçevit, Bojan Jovanovskit dhe Prokurores Speciale Katica Janeva. Ata disa herë e përmendin kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa në një bisedë Boki 13 e bind Orce Kamçevin se Zaev nuk do të bëj probleme, duke theksuar se është parë me kryeministrin, transmeton SHENJA.

Bojan 13: Kjo është e njëjtë mes nesh

Orce: Çfarë?

Bojan: Të shohësh se si e kam të drejtuar në shtëpi… Të shohësh ti Z.Z

Orce: Mirë, ato janë shokët e tu. Për ata e luanë lojën. Bjer pak verë . Mendoj se Z.Z nuk do të më bëj probleme në çfarëdo rasti.

Bojan 13: Unë kam biseduar me të të hënën.

Orce: Je takuar me të të hënën?

Bojan 13: Aha

Orce: Nuk do të bëj probleme, ashtu?

Bojan: Jo

Kjo pjesë mund të dëgjohet rreth minutës së 17.