VMRO-DPMNE: Zaevi dhe LSDM-ja i mashtruan dhe nënçmuan qytetarët

Shpërndaje

“Nuk ka drejtësi-nuk ka paqe” ishte parulla me të cilin LSDM-ja dhe Zoran Zaevi e grabitën pushtetin, si paralajmërim për praktikë me të cilën ata do të sundojnë në Republikën e Maqedonisë. Zaevi dhe LSDM-ja i mashtruan dhe nënçmuan qytetarët. Po skadon viti i tyre i tretë në pushtet, ndërsa ata ende gënjehen se shteti është robëruar nga opozita. Republika e Maqedonisë është shtet i humbur, e ndarë në bandat e kriminelëve dhe të zhvatësve. Të gjithë dëshirojnë të sjellin ligj qëllimi i vetëm i të cilit do të jetë të amnistohet krimi i familjes Zaev dhe vasalëve të tyre, por edhe që të munden të qërojnë hesapet me ata që mendojnë ndryshe. VMRO-DPMNE-ja një ligj të tillë manipulues nuk do të mbështesë. Nuk do të lejojmë që Zoran Zaevi të vendos kushte. VMRO-DPMNE-ja angazhohet për ligj me të cilin të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të trajtohen njëjtë. Janë të rreme bindjet e LSDM-së në rrethet e tyre se VMRO-DPMNE-ja do të shtypet nga të huajt. Të mos presin se bashkësia ndërkombëtare do të jetë e verbër dhe e shurdhër për padrejtësinë e cila sundon në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, për të shtuar se:

“Me mbulimin e përgjegjësisë së Zaevit, Shekerniskës, Kikit, Frikit në hetimin për rastin “reket”, në të cilin është përfshirë edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva, minohen imazhet e Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian. VMRO-DPMNE-ja si opozitë punonte në reformat dhe falë vlerës së shtuar në atë proces të reformave Republika e Maqedonisë sot ende merr raporte pozitive me rekomandim për marrjen e datës për fillimin e negociatave nga Komisioni Evropian. Këtë që po e bëjnë LSDM-ja dhe Zoran Zaevi është udhëheqje e vetëdijshme e Republikës së Maqedonisë në humnerë dhe vet shkatërrim. Drejtësi nuk mund të vendosin Katica si zëvendësprokurore republikane e re e promovuar, as ndihmësit e Katicës në prokurorinë e re bashkë me kushërinjtë e tyre, nipa, kunata, fqinj dhe miq të Katicës, por edhe nga një anëtar të LSDM-së në ekipin e hulumtuesve dhe administratës”, thonë nga Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së.