Gjykata refuzon lirimin e Morinës nga parabu*rgimi

Shpërndaje

Gjykata Themelore e Shkupit ka refuzuar kërkesën e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina për t’u liruar nga parabu*rgimi.

Këtë për TV21 e konfirmoi avokati Nikolla Naumov. “Ata konsiderojnë se parabu*rgimi duhet të vazhdojë dhe se nuk duhet të ndërpritet” tha Naumov për TV21, duke shtuar se për këtë vendim do të parashtrohet ankesë.

Për konfirmim iu drejtuam edhe Gjykatës Themelore të Shkupit por nga atje nuk dhanë detaje, por vetëm na thanë se deri në fund të ditës do të lëshojnë kumtesë.

Tomor Morina tashmë dy javë po qëndron në parabu*rgim në bu*rgun e Shkupit. Ai më 24 korrik u arrestua nga policia e Maqedonisë se Veriut. INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, për Morinën kishte lëshuar fletë arrest.