ASH: E papranueshme ndërhyrja e presidentit në gjyqësor!

Shpërndaje

Është e papranueshme tendenca e presidentit për të ndërhyrë në mënyrë kaq direkte në gjyqësor, aq më tepër për një rast që duhet të jetë sprovë për sistemin e drejtësisë në vend dhe leksion për të ardhnen. Është e papranueshme që presidenti i një shteti anëtar në NATO të merr shembull sistemin jugosllav të drejtësisë. Qëndrimet e fundit të presidentit Stevo Pendarovski për procesin gjyqsor për ngjarjet e 27 prillit janë në kundërshtim të plotë me të gjitha zotimet e tij të deritanishme për shtet të drejtë për të gjithë qytetarët, për drejtësi, rend kushtetues dhe siç pati thënë ai, mosamnestimin e asnjë krimineli.

I nderuar Pendarovski, ju nuk hapët gojën asnjëherë për rastet e montuara sidimos ndaj shqiptarëve, e në veçanti kur u vr*a një fëmijë si Almiri dhe u lirua një kriminel si Boban Iliqi. Është e papranueshmë kur ju si president bëheni pjesë e debatit për falje të terroristëve të 27 prillit, rikualifikim të veprës ose lojra të ngjashme si ato që pamë kur u amnistuan një pjesë prej tyre. Çdo rikualifikim i veprës së dhunuesve do të nënkuptonte edhe rikualifikim i betejës tonë kundër rregjimit të atëhershëm të cilin e luftuam të gjithë.

Deklaratat e fundit vetëm se forcojnë dyshimet e opinionit se dikush në hierarkinë shtetërore dhe qeveritare vazhdon të bashkëpunojë dhe t’i zgjasë dorën atij rregjimi, gjysma e së cilës edhe ashtu është pjesë e Qeverisë aktuale. Skabdaloze është edhe marrja shembull e një figure si Aleksandër Vuçiçi, që ka pasur gisht në gjitha gjakderdhjet në Ballkan si ish ministër propagande i Millosheviçit, kundërshtar i NATO-s dhe sot ngulfatës i demokracisë dhe opozitës në vendin e tij.

Aleanca për Shqiptarët