Vr.asësit të Almirit, Boban Iliqit i ulet dë.nimi nga gjashtë në katër vite bu.rg

Shpërndaje

Pas muajsh të tërë zvarritje në Gjykatën e Apelit për dë*nimet e të akuzuarve në rastin e Almir Aliut, merret vendim për të akuzuarin e vr*asjes Boban Iliqin. Nga Gjykata e shkallës së dytë, nuk pranojnë e as mohojnë këtë gjë dhe as nuk tregojnë se çfarë vendimi është marrë për të. Gjykata e shkallës së parë atë e kishte dë*nuar me 6 vjet bu*rg, ndërsa sipas informacioneve burimeve të Portalb, vendimi i atij është ulur për 2 vjet, gjegjësisht nga 6 në 4 vjet bu*rg. Gjithashtu, thuhet se Apeli i ka rikonfirmuar dë*nimet me bu*rg për familjarët e Almirit. Pra, babai i vogëlushit Sadat Aliu do të duhet të qëndrojë në bu*rg 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nga 9 muaj.

Avokati i Almirit, Asmir Alispahiq konfirmoi se një vendim është marrë por ata nuk janë njoftuar se për çfarë vendimi bëhet fjalë.

Pothuajse bëhen 4 vjet nga kur u nda padrejtësisht nga jeta vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu, pasi ai u përplas me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke verbale që e kishin pasur paraprakisht babai i Almirit Sedat Aliut me Boban Iliqin në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Gjatë gjithë kohës sa është zhvilluar procesi gjyqësor për këtë rast ka pasur reagime dhe protesta të shumta duke kërkuar drejtësi për vogëlushin dhe dë*nim për vr*asësin. Po ashtu është kritikuar shumë edhe sjellja e të akuzuarit Iliq, i cili bënte veprime të pahijshme ndaj ekipeve të gazetarëve. I përfshirë në këtë rast ishte edhe vëllai i tij Bojan Iliq, por i njejti i lirua nga akuza, duke u konsideruar si i pafajshëm.

Më 5 prill të vitit 2018-ës, Boban Iliq, u dë*nua me 6 vjet bu*rg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj bu*rg. Përshkak se nga ky vendim mbetën të gjithë të pakënaqur, lënda u dërgua në Gjykatën e Apelit. Ajo e riktheu lëndën nga e para, përshkak se kishte konsideruar shkelje dhe parregullsi në procesin gjyqësor. Procedura përsëri u zhvillua në Kumanovë nga i njejti trup gjykues, me të njëjtat prova dhe nuk u lejua prezantim i provave shtesë. Epilogu i procesit gjyqësor ishte vetëm konfirmim nga procesi paraprak, pa asnjë ndryshim të vetëm. Ndërkaq, përsëri lënda u dërgua në Apel dhe atje u zhvillua. Pas disa seancave të realizuara, Gjykata e shkallës së dytë e ka sjellur vendimin e saj.

Boban Iliq, fillimisht ndiqej për vepër penale “vr*asje me paramendim“, ndërsa më pas e njëjta u rikualifikua nga Prokuroria në vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”./shenja/