Asnjë shpresë për mësimin në shkolla nga shtatori

Shpërndaje

Inspektorati shtetëror i Arsimit ka paralajmëruar kontrolle në të gjitha shkollat e vendit për lëshimet eventuale gjatë realizimit të procesit mësimor “online”. Inspektorët do të shqyrtojnë dokumentacionin e plotë pedagogjik të shkollave, ndërsa do të kërkojnë edhe përgjegjësi prej drejtorëve në rast se nuk janë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në këtë periudhë të jashtëzakonshme. Siç thonë nga ky institucion, kontrollet pritet të realizohen në qershor dhe korrik, varësisht gjendjes me pandeminë.

Në shkollën fillore “Skëndërbeu” në Haraçinë viti shkollor përfundoi ashtu siç ishte planifikuar me përjashtim të nxënësve me rrezik social të cilët mbeten pa mësim të rregullt online. Drejtori Azam Aki, shfrytëzoi këtë fund vit për ta rikujtuar ministrin e Arsimit, Arbër Ademi të mos lejoj formimin e paraleleve me mbi 30 nxënës, siç është edhe rasti në shkollën e fshatit Orllancë.

Një kërkesë deri te Ministria e Arsimit që mos të na lejojë mbi 30 nxënës të formohet një paralele. Sepse kemi rast, kemi bërë kërkesë për fshatin Orllancë, kaloj viti shkollor, nuk kemi përgjigje nga Ministria. 34 nxënës i kemi. Diku, me 15 nxënës e 7 nxënës ke paralele ndërsa te ne me 34 edhe mos të merren masa”.