Shfaqen grafite antishqiptare në Kumanovë, MPB në gjumë!

Shpërndaje

Grafite antishqiptare janë shfaqur kohëve të fundit në qytetin e Kumanovës. Pas një kohe të shkurtërt “paqeje” duke mos parë grafite apo shkresa raciste kundrejt shqiptarëve, sërish ditëve të fundit po shfaqen grafite/shkresa në zona të mirë banuara, njofton Realiteti. Qytetarët të shqetësuar kanë raportuar këtë rast në redaksinë tonë, duke e cilësuar si një akt tejet të ulët, seksist dhe racist kundrejt shqiptarëve.

Është shqetësuese fakti që Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet lokale të komunës së Kumanovës nuk kanë ndërmarrë masa në parandalimin, kapjen dhe pastrimin e këtyre fy.erjeve tejet skandaloze.

Ndonëse Ministria e Punëve të brendshme ishte e aftë që të etiketojë aktivist politik qe shkruanin grafite politike në Tetovë dhe Gostivar, e të njëjtit protagonist ti ftoj në bisedë informative për aksionet politike, për një rast si ky ku shfaqen parulla sh.oviniste, siç duket Ministria si dhe komuna e Kumanovës ka zgjedhur heshtjen.

Kjo padyshim se do reagim të menjëhershëm pasi që përkeqëson marrëdheniet ndëretnike dhe është kundër vlerave euro-atlantike ku ky vend është duke synuar.