Njeriu kryesor i LDK’së në Viti i bashkohet AAK’së

Shpërndaje

Ish-kryetari i Komunës së Vitisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Samet Dalipi ka braktisur këtë parti dhe ka kaluar në AAK.

Dalipi i cili prej vitit 200 e deri tani ishte pjesë e LDK’së, ka vendosur që më të mos jetë pjesë e saj dhe tani e tutje të vazhdon rrugën e tij politike me AAK’në.

Kujtojmë se në vitin 2016 LDK e pati e emëruar Samet Dalipin si kryetar të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil (ACC), kjo kishte ndodhur në kohën kur ministria e Infrastrukturës udhëhiqej nga Lutfi Zharku.

Duket se mos dhënia e hapësirës së Dalipit në LDK ka reflektuar me largimin e tij nga partia.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti prej radhëve të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj, me anë të një shkrimi në Facebook.