Alarmon profesori Mehmeti: Kri*me ndaj shqiptarëve në Maqedoninë Veriore kryhen edhe sot, para syve tanë dhe të faktorit ndërkombëtar!

Shpërndaje

Alarmuese

Kri*me ndaj shqiptarëve në Maqedoninë Veriore kryhen edhe sot, para syve tanë dhe të faktorit ndërkombëtar!

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Profesori Abdulla Mehmeti apelon: “Mediat në gjuhën shqipe dhe jo vetëm, mund t’i ftojnë përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të Qeverisë së Maqedonisë Veriore, të ballafaqohen publikisht, për t’ua shpalosur argumentet!”

Shumë qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë Veriore, organet kompetente vazhdojnë t’u japin certifikata të lindjes pa shtetësi, më saktë, me shtetësi të fshira në grafën përkatëse. Kjo nuk është dukuri e re, por e njëjta është praktikuar edhe më herët, për vite me radhë.

Përndryshe, këta qytetarë kanë certifikata të rregullta të shtetësisë dhe certifikata të lindjes të mëhershme, në të cilat ka qenë e shënuar shtetësia e këtyre personave.

Meqë bëhen përgatitje për regjistrimin e popullsisë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa të dhënat për këtë regjistrim sipas ligjit do të merren nga organet zyrtare edhe në formë elektronike, shihet qartë përgatitja sistematike e këtij pushteti për falsifikimin e numrit të banorëve, sidomos numri i shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.

Ka raste kur organet përkatëse, pa dijeninë e personave dhe të familjeve, u shënohen të dhëna për kurorëzim dhe u ndërrohen mbiemrat, lëshohen certifikat të vdekjes për personat që janë gjallë, si dhe kri*me të tjera, të cilat nuk mund të jenë “gabime” teknike apo të ndonjë natyre tjetër, por kri*me me paramendim ndaj qytetarëve të pafajshëm, të pambrojtur nga askush në këtë shtet.

O, nuk i nxen edhe Gjykata e Hagës kri*met e organeve të pushtetit mbi shqiptarët në këtë shtet!

(7 gusht 2019)