Zaev: Për dy vjet, 49.552 vende të reja pune

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se për dy vjet në shtet janë realizuar 49.552 punësime të reja. Zaev thekson se këta numra janë nga qytetarër e sapo punësuar dhe se nuk kanë të bëjnë me numrin e personave të zhvendosur.

“49.552 vende të reja pune në Maqedoninë e Veriut për dy vjet! Sipas Entit Shtetërore të Statistikave, në tremujorin e parë të vitit 2019 janë regjistruar 789.414 të punësuar, ndërsa në tremujorin e parë të 2017 janë regjistruar gjithsej 739.892 punonjës. Këto nuk janë persona të zhvendosur, por qytetarë të sapo punësuar, këtu në vendin tonë” shkruan Zaev në Facebook.